Një 21 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se është autor i disa vjedhjeve në kryeqytet, mes të cilave një grabitje e ndodhur më 20 nëntor brenda një marketi.
Hetimet zbuluan se 21 vjeçari S.K përveç krimeve të kryera prej tij, shtynte edhe një të mitur 13 vjeçar që të bënte të njëjtën gjë. Duke u nxitur nga personi i arrestuar, i mituri kishte vjedhur një shumë parash në një market si dhe në një lokal, ngjarje të ndodhura më 6 dhjetor.
Po ashtu, gjatë hetimeve u zbulua se 21-vjeçari i ka shitur një shtetasi tjetër veshje uniforme policie, një radio, një palë pranga, si dhe municion luftarak. Punohet ende për të përcaktuar burimin e sigurimit të këtyre sendeve të kundërligjshme.
Të gjitha sendet e kundraligjshme, bashkë me një shumë parash që dyshohet të jenë të vjedhura, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Versus.al

