
Policia ka arrestuar një 33 vjeçar të identifikuar si Ermond Gjina nën akuzën e vjedhjes së 6 motomjeteve përgjatë 2 muajve të fundit.
I riu kreu vjedhjet gjatë muajve mars dhe prill më pas çmontoi motorët dhe i shiti për pjesë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën pjesë të motomjeteve të vjedhura.
Gjithashtu u procedua penalisht 39 vjeçari Y.D i cili dyshohet se ka përvetësuar 1 motomjet dhe pjesë motomjetesh të vjedhura nga 33 vjeçari i arrestuar. Versus.al

