AKTUALITET /

Vodhi argjendarinë ku punonte bashkëshortja, kush është 45 vjeçari shqiptar që u ekstradua nga Greqia (EMRI)

Mevlani akuzohet për “vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim”, pas një grabitjeje të ndodhur më 31 mars 2021 në një argjendari në lagjen “18 Shtatori” të Gjirokastrës. Aty punonte edhe ish-bashkëshortja e tij, e cila u kanos me armë gjatë ngjarjes.

Shkruar nga Versus

Vodhi argjendarinë ku punonte bashkëshortja, kush është 45

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “The Wanted” duke ekstraduar nga Greqia në Shqipëri shtetasin Armando Mevlani, 45 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2021.

Mevlani akuzohet për “vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim”, pas një grabitjeje të ndodhur më 31 mars 2021 në një argjendari në lagjen “18 Shtatori” të Gjirokastrës. Aty punonte edhe ish-bashkëshortja e tij, e cila u kanos me armë gjatë ngjarjes.

Sipas Policisë, Mevlani dhe bashkëpunëtori i tij kanë hyrë në dyqan të maskuar dhe të armatosur, kanë marrë bizhuteri me vlerë dhe janë larguar me një automjet tip “Golf”, ngjyrë të bardhë.

Gjykata e Gjirokastrës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” me vendimin e datës 14.04.2021. /Versus.al/

Poll