AKTUALITET /

Vodhi dy automjete brenda 24 orëve, arrestohet “skifteri” 26-vjeçar nga Laçi

Një 26-vjeçar nga Laçi ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se brenda 24 orëve vodhi dy automjete në këtë qytet.

Shkruar nga Versus

Vodhi dy automjete brenda 24 orëve, arrestohet “skifteri”

Një 26-vjeçar nga Laçi ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se brenda 24 orëve vodhi dy automjete në këtë qytet.

Bëhet fjalë për Françesko Doçi, i cili u arrestua nga efektivët e Komisariatit të Policisë Kurbin, teksa po tentonte të largohej nga Mamurrasi me automjetin e vjedhur, me qëllim që ta shiste në një qark tjetër.

Sipas hetimeve, Doçi, më 13 qershor 2025, theu xhamin e një automjeti tjetër, që i përkiste shtetasit B.K., të parkuar në Laç, dhe vodhi disa sende që gjendeshin brenda.

Automjeti i vjedhur u sekuestrua si provë materiale, ndërsa 26-vjeçari u arrestua nga Policia për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll