AKTUALITET /

Vra*ja e Fatbardh Licit, SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj grupit të Safet Bajrit

Shkruar nga Versus
Vra*ja e Fatbardh Licit, SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj grupit
Fatbardh Lici / Safet Bajri

SPAK ka dërguar për gjykim në GJKKO dosjen ndaj grupit të Safet Bajrit. Safet dhe Behar Bajri si dhe Asmter Bilali ndodhen në paraburgim në masën e sigurisë “arrest në burg” për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Eria Ago u lirua nga burgu pak ditë më parë dhe aktualisht qëndron në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Prokuroria e Posaçme ka mbledhur prova mbi të cilat ka krijuar dyshimin e arsyeshëm se personat nën hetim Behar Bajri, Astmer Bilali dhe Safet Bajri kanë planifikuar, organizuar dhe kanë kryer më 10.08.2018, në qytetin e Shkodrës, vrasjen me armë zjarri të Fatbardh Licit, i afërm i shtetasit Ibrahim Lici.

Arsyeja e vrasjes së tij dyshohet se lidhet me atribuimin që shtetasi Behar Bajri, i bën shtetasit Ibrahim Lici për vrasjen e të njohurit të tij, shtetasit Boran Berçana./Versus.al

Poll