AKTUALITET /

Vranë babain dhe e groposën, jepen dënimet për fëmijët dhe gruan e Pëllumb Metës! Burg përjetë për djalin e madh

Pavarësisht deklaratave të ndryshme të tyre në polici dhe ndryshimit të versionit të ngjarjes herë pas here, autori i vrasjes së babait rezulton të ketë qenë Hysen Meta ndërsa të tjerët bashkëpunuan për fshehjen e krimit horror.

Shkruar nga Versus
Vranë babain dhe e groposën, jepen dënimet për
Hygerta Meta, Pëllumb Meta dhe Hysen Meta

Durrës- Gjykata ka dhënë dënimet për tre fëmijët që vranë babain e tyre Pëllumb Meta në Shënavlash më 10 shkurt të vitit 2024. Për djalin e madh, Hysen Meta, 26 vjeç, gjykata ka vendosur dënim me burgim të përjetshëm. Për vajzën Hygerta Meta, 20 vjeçe, u caktua dënimi me 8 vite burg, për Amarildo Metën, 5 vite burg.

Gjykata dënoi me 3 vite burg, Blerina Metën, bashkëshorten e të ndjerit Pëllumb Meta.

Krimi i rëndë që shokoi shoqërinë shqiptare ndodhi në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa u zbulua vetëm 12 ditë më vonë më 22 shkurt kur policia njoftoi se fëmijët kishin vrarë dhe groposur babain e tyre të cilin më pas e kishin shpallur të zhdukur.

Hysen Meta denoncoi të atin të zhdukur më 13 shkurt, duke pretenduar në polici se kishin humbur kontaktet. Uniformat blu nisën hetimet dhe në datën 17 shkurt gjetën automjetin e viktimës në zonën e quajtur “Sektori Rinia”, duke u ngritur dyshimet se kishim të bënim me vrasje dhe jo me zhdukje.

12 ditë pas zhdukjes së 51-vjeçarit, trupi i tij u gjet i groposur në kasollen pranë banesës së familjes në Shënavlash të Durrësit. Hygerta Meta, në dëshminë e dhënë për policinë pranoi se kishte vrarë babain pasi ai donte ta fejonte pa dëshirë. Por uniformat blu, një ditë pas zbulimit të trupit njoftuan se autori i vrasjes ishte djali i madh Hysen Meta i cili sipas tyre e kishte qëlluar Pëllumb Metën me 4 plumba.

Hyseni në deklaratën e dhënë për policinë pranoi se kishte vrarë babain, pavarësisht se më herët kishte ndryshuar disa herë version duke qenë se edhe Hygerta Meta pretendonte se ajo kishte qenë autorja e vrasjes. Nëna e tyre, Blerina Meta u dënua për përkrahjen e fëmijëve të saj në krimin horror që tronditi të gjithë vendin. Versus.al

Poll