AKTUALITET /

Vrasja e biznesmenit në Sarandë/ "Sherri nisi për lekët e beach barit", i riu: Konfliktin e kishim me Ruçin, jo viktimën

Shkruar nga Versus
Vrasja e biznesmenit në Sarandë/ "Sherri nisi për lekët
Viktima, Rexhep Ismaili

Konstandin Vogli, 31 vjeçari i cili u dorëzua dje në polici pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Rexhep Ismaili, ka dëshmuar në polici sesi ndodhi krimi për të cilin shkak ishte bërë konflikti që i riu kishte me Viktor Ruçin.

I riu rrëfeu se gjatë kohës që ai kishte qenë më herët i arrestuar dhe vuante dënimin, Viktor Ruçi kishte larguar vëllain e tij nga biznesi, duke përshkallëzuar konfliktin mes tyre. Shkak për konfliktin mes tyre ishte bërë moszbatimi i marrëveshjes që kishin patur mes tyre për lekët e një “beach bari”.

“Ne kishim një marrëveshje, por ai nuk e zbatoi. Pasi u burgosa, Ruçi nxori vëllain tim nga biznesi. Konfliktet tona nisën për paratë e biznesit. Ne kishim shkuar për tu sqaruar pasi disa ditë më parë debatuam për këtë çështje dhe nuk arritëm të gjenim një zgjidhje më shmangej dhe atë natë mora vesh që ishte në lokal”, mësohet të ketë deklaruar Vogli i cili kishte thirrur për ndihmë edhe disa shokë të tij.

Gjatë përplasjes, pronari i lokalit Rexhep Ismaili i cili mbeti i vdekur nxorri kallashnikovin dhe qëlloi kundrejt tyre. Më pas Lulzim Tabaku e qëlloi me plumb në kokë duke e lënë të vdekur. Për ngjarjen në kërkim janë 6 persona, Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Marjo Agalliu, Ermal Shkalla dhe Viktor Ruçi për të cilin nisi konflikti. Versus.al

Poll