AKTUALITET /

Vrasja e dyfishtë në Durrës, konflikti nisi në lokal, njëra palë i doli në mbrojtje kamarierit

Kamarieri nuk është në mesin e viktimave dhe fatmirësisht nuk ka pësuar as dëmtime.

Shkruar nga Versus

Vrasja e dyfishtë në Durrës, konflikti nisi në lokal,

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit në Manëz të Durrësit ku dy të rinj mbetën të vrarë.

Konflikti për motive banale ka nisur brenda një lokali pranë një karburanti. Dyshohet se fillimisht ka patur ofendime dhe të shara mes njërit prej viktimave dhe kamarierit.

Më pas pala tjetër i ka dalë në mbrojtje kamarierit dhe sherri ka degraduar deri në përdorimin e armëve.

Flori Paluçi ka vrarë fillimisht 23 vjeçarin Aranit Kurti. Më pas Daniel Pepa ka vrarë Flori Paluçin dhe është arratisur. Versus.al

Poll