AKTUALITET /

Vrasja që përgjaku Volosin, Policia greke jep detaje nga krimi makabër: I gjetëm tre fëmijët mbi trupin e pajetë të nënës

Autori, 40 vjeç, ka një histori të gjatë me drejtësinë dhe shëndetin mendor:

Shkruar nga Versus

 

Vrasja që përgjaku Volosin, Policia greke jep detaje nga krimi

Policia greke raportoi një ngjarje makabre që ka tronditur qytetin e Volosit. Viktima, Mariola, nënë e katër fëmijëve të moshës 18, 16, 13 dhe 6 vjeç, u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj, Pandeliu, i cili e ndoqi dhe e goditi disa herë me një mjet të mprehtë.

Sipas hetimeve, gruaja kishte vendosur të largohej nga banesa pas një konflikti. Por autori, i armatosur me thikë, e kapi në hyrje të pallatit dhe e qëlloi për vdekje, vetëm pak metra larg derës së shtëpisë. Kur policia mbërriti në vendngjarje, tre nga fëmijët e saj ishin mbi trupin e pajetë të nënës, duke u përpjekur ta zgjonin.

Autori: E kaluar kriminale dhe probleme të rënda psikiatrike

Autori, 40 vjeç, ka një histori të gjatë me drejtësinë dhe shëndetin mendor:

28 qershor 2025: U shoqërua me forcë nga policia në repartin psikiatrik të Spitalit të Përgjithshëm të Volosit, pas një tentative vetëvrasjeje. Mjekët vendosën për shtrim të detyruar.
Nëntor 2024: U arrestua për dëbim administrativ.
2019: Dy herë i arrestuar për posedim droge.
2018: I dënuar me një vit burg për dëshmi të rreme.
2020: Vuajti katër vite e gjysmë burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge.
Aktiviteti kriminal i tij daton që nga viti 2013, kur u kap për falsifikim dhe hyrje të paligjshme në Greqi, çka e bëri person të shpallur të padëshiruar.

Kjo tragjedi ka ndezur debate mbi dështimet e sistemit ligjor dhe shëndetësor, pasi një person me një histori kaq të rrezikshme ishte i lirë dhe pa masa mbrojtëse për familjen. /Versus.al

Tags:

polici detaje

Poll