Policia e Kavajës ka arrestuar Land Derjain alias Land Pujën si autorin e vrasjes me thikë të 48 vjeçarit Skerdilajd Isufi pas konfliktit banal të ndodhur ditën e djeshme.
Pas disa orësh kërkimi, u bë i mundur arrestimi i autorit i cili rreth orës 14:22 të ditës së shtunë u konfliktua me Skerdilajd Isufin për shkak se ky i fundit kishte parkuar makinën para derës së banesës së tij.
Sherri degradoi deri në përdorimin e thikës duke bërë që Skerdilajt Isufi të humbte jetën në vendngjarje. Policia sekuestroi armën e krimit, ndërsa vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e rastit. Versus.al


