AKTUALITET /

Vrau me thikë kuzhinierin, gjykata lë në burg picierin! Avokati kërkon shtrimin e tij në psikiatri

Avokati i Filip Shehut ka paraqitur një dokument të 2013-ës sipas të cilit klienti i tij merrte kurim për çrregullim bipolar.

Shkruar nga Versus
Vrau me thikë kuzhinierin, gjykata lë në burg picierin! Avokati
Viktima, Indrit Ismaillari dhe autori Filip Shehu

Tiranë- Gjykata ka lënë nën arrest me burg Filip Shehun, 41 vjeçarin i cili vrau me thikë kolegun e tij picier Indrit Ismaillari në një lokal tek Komuna e Parisit disa ditë më parë.

Në dëshminë e bërë në gjykatë, 41-vjecari ka pretenduar se shpesh herë është ofenduar dhe ngacmuar në punë nga kolegu i tij, gjë që nuk e bënin të tjerët.

“Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”, ka deklaruar 41-vjecari.

Sipas tij, viktima gjithashtu mbante thikë dhe e përbuzte vazhdimisht derisa ditën e ngjarjes situata degradoi. Avokati mbrojtës i tij Ilir Murati ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike dhe se klienti i tij kishte 13 vite që kurohej për çrregullim bipolar për të cilin nxorri edhe dokumente të 2013-ës.  Versus.al

Poll