AKTUALITET /

Vr*sja e 57 vjeçarit pas sherrit për gërvishtjen e makinës, burg për 3 të arrestuarit! Autori i dyshuar: S’përdora çekiç

I dyshuari kryesor pranoi konfliktin dhe sherrin, por mohoi ta kishte goditur me çekiç viktimën.

Shkruar nga Versus
Vr*sja e 57 vjeçarit pas sherrit për gërvishtjen e
Viktima, Petrit Ndou

Gjykata e Tiranës ka caktuar konfirmuar masën ‘’arrest me burg’’ për tre të dyshuarit për vrasjen e Petrit Ndout, përkatësisht Andi Vokrri, Fatjon Kulla dhe Lorenc Sula. Të arrestuarit kanë mohuar përfshirjen e tyre në ngjarje gjatë seancës për vlerësimin e masave. 

Prokuroria ka të dyshuar kryesor 27-vjeçarin Andi Vokrri, i cili ka pranuar se ka pasur një konflikt fizik dhe verbal me Ndoun, por ka mohuar të ketë përdorur çekiç. Ai ka pretenduar në dëshminë paraprake se nuk ka pasur një send të tillë me vete.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë së Tiranës për masën e arrestit në burg deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe analizimin e pamjeve filmike. Burime nga policia thanë se ngjarja e 20 janarit ndodhi pas mesnate në një rrugë dytësore mes Fushë Krujës e Mamurrasit pati shkak një debat mes shoferëve të dy automjeteve që degjeneroi në dhunë, ku 57-vjecari dyshohet se u godit për vdekje nga 28-vjeçari, Andi Vokrri që rezultoi në gjendje të dehur që shoqërohej nga dy të arrestuarit e tjerë. Fatjon Kulla dhe Lorenc Sula dyshohen për moskallëzim krimi. Versus.al

Poll