Live Updates /

“Do futem unë i pari”, sherri për të kaluar rrugën e ngushtë kthehet në tragjedi, shoferi vritet me çekiç në kokë

*Një tragjedi ka ndodhur pas mesnatës së mbrëmshme në aksin rrugor “Krujë-Mamurras” ku dy shoferë u konfliktuan me njëri-tjetrin për të kaluar në rrugën e ngushtë ku nuk mund të shkëmbeheshin dy makina. *Petrit Ndou, 57 vjeç dhe Andi Vokrri, 28 vjeç fillimisht debatuan se cili prej tyre do të kalonte i pari rrugën e ngushtë dhe më pas sherri degradoi në përplasje fizike. Vokrri në atë moment ka goditur me çekiç 57 vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend. *Policia e shoqëroi të riun në komisariat për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa prokuroria nisi hetimet për vrasje me dashje. Dy persona po ashtu janë shoqëruar në komisariat pasi mund të kenë dijeni mbi sherrin.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
1 ORE ME PARE

Sherri për të kaluar i pari në rrugë u kthye në tragjedi, ky është shoferi që u vra me çekiç (FOTO)

“Do futem unë i pari”, sherri për të kaluar
Viktima, Petrit Ndou

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pas mesnatës së mbrëmshme në aksin rrugor “Krujë-Mamurras” ku një konflikt mes dy shoferëve se cili do kalonte i pari në rrugën një kalimshme, u kthye në tragjedi.

Mësohet se konflikti ka nisur pasi secili prej shoferëve kërkonte të kalonte i pari në rrugën e ngushtë ku nuk mund të shkëmbeheshin dy makina. Për shkak se të dy kanë refuzuar të lirojnë rrugën, sherri ka degraduar në përplasje fizike dhe më pas 28 vjeçari Andi Vokrri ka goditur me çekiç në kokë 57 vjeçarin Petrit Ndou duke e lënë të vdekur në vend.

Gjatë këqyrjes së zonës, policia ka sekuestruar edhe mjetin e fortë, i cili dyshohet se është arma e krimit dhe tashmë është dërguar për ekzaminime të mëtejshme. Prokuroria ka nisur hetimet për vrasje me dashje. Versus.al

2 ORE ME PARE

Sherr pas aksidentit, shoferi në Krujë goditet me çekiç dhe ndërron jetë, arrestohet autori (EMRAT)

“Do futem unë i pari”, sherri për të kaluar

Në sherr për motive banale ka përfunduar në tragjedi pas mesnatës së mbrëmshme në aksin “Thumanë-Krujë”.

Mësohet se dy automjete janë aksidentuar rreth orës 00:40 në këtë aks rrugor. Dy shoferët Andi Vokrri, 28 vjeç dhe Petrit Ndou, 57 vjeç janë konfliktuar me njëri tjetrin pas aksidentit. Vokrri dyshohet ta ketë goditur me çekiç 57 vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia e ka shoqëruar 28 vjeçarin në komisariat ku po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e ngjarjes. Gjithashtu janë shoqëruar edhe dy persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Versus.al

Poll