AKTUALITET /

Vr*sja në Nikël, gazetarja: Më e rënda pas atentatit në Rinas! Viktima u qëllua teksa shkonte tek ullishtja

Gazetarja tha se institucionet ligjzbatuese duhet ta kenë nën monitorim situatën për të shmangur konfliktet e mëtejshme mes familjeve.

Shkruar nga Versus

Vr*sja në Nikël, gazetarja: Më e rënda pas atentatit në

Mbrëmjen e djeshme një vrasje me armë gjahu tronditi zonën e Niklës në Fushë Krujë ku mbeti i vdekur Artur Çangu. Gazetarja Klodiana Lala në emisionin ‘’Kjo Javë’’ e konsideroi ngjarjen si më të rëndën pas atentatit të ndodhur në Rinas.

Ndërsa tha se policia duhet të sqarojë rrethanat pasi fillimisht u pretendua se autori kishte patur konflikt me djemtë e viktimës, por më pas një pistë e tillë u hodh poshtë.

“Pati një ngjarje të rëndë të premten pasdite në Nikël të Fushë-Krujës. Që nga ngjarja e ndodhur te rrethrrotullimi i Rinasit, s’kishim parë një ngjarje tjetër kaq të rëndë. Fillimisht u tha se fëmijët e Artur Çangut ishin konfliktuar me autorin e dyshuar, Eduart Afmatajn. Por u konfirmua se ata nuk kishin pasur asnjë konflikt. Se çfarë ka ndodhur mes tyre, në një zonë ku nuk ka kamera dhe as dëshmitarë, mbetet për t’u sqaruar. Duket si vrasje për motive të dobëta. Nëse është kështu, është shumë e rëndë. Çangu kishte dalë nga banesa për të shkuar te ullishtja e tij. Ai është vrarë me armë, çifte. Mbetet për t’u sqaruar dinamika, pasi është zonë e papopulluar. Pjesa që dua të ndalem është se jo çdo konflikt zgjidhet me armë, por duhet t’i drejtohen institucionet. Kjo do të sjellë konflikt të ashpër mes dy familjeve, një krushqi të prishur,” tha Lala. Versus.al

Poll