
Kamber Sulçaj, i shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Edoardo Sarchi në Tepelenë, është vetëdorëzuar në policinë e Gjirokastrës.
44 vjeçari kreu krimin e rëndë në mbrëmjen e 27 shtatorit në fshatin Salari të Tepelenës ku biznesmeni Sarchi ndodhej me ortakun e tij Eqerem Braçi dhe djalin e këtij të fundit Gazmend Braçi për gjueti. "Quhem Kamber Sulçaj, rezultoj i kërkuar nga shteti"- u shpreh Sulçaj në momentin e dorëzimit.
Sipas pistës hetimore të ngritur deri më tani dyshohet se ngjarja ndodhi për shkak të një konflikti që autori kishte patur me Gazmend Braçin për dritat e gjata të makinës së tij. Pas këtij debate, Braçi ishte nisur për në banesën e tij në Salari, por gjatë rrugës i ishte prishur makina.
Për ta ndihmuar kishte telefonuar biznesmenin italian dhe babain e tij të cilit kishin shkuar në vendngjarje me dy makina. Në atë moment ata kanë hasur edhe agresionin e autorit Sulçaj i cili e kishte ndjekur Braçin dhe kishte hapur zjarr drejt tyre.
Të shtënat zgjatën për disa minuta dhe një prej plumbave kapi të ndjerin Sarchi. Fillimisht, u dyshua se autor i ngjarjes, kishte qenë Gazmend Braçi, por dëshmitë e personave dhe pamjet e kamerave të sigurisë zbardhën çdo gjë duke zbuluar sesi autori 44 vjeçar pas ngjarjes kishte fshehur armën e gjahut në stanin që kishte në pronësi. Versus.al







