AKTUALITET /

Vr*u nënën me thikë, familjarët hedhin dyshime të reja për vrasjen e 85-vjeçares në Fushë-Mamurras: Hetoni djalin dhe nusen!

Sipas tyre, hetimet duhet të shtrihen edhe te persona të tjerë që mund të kenë pasur lidhje me ngjarjen.

Shkruar nga Versus
Vr*u nënën me thikë, familjarët hedhin dyshime të reja
85-vjeçarja e vrarë

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 85-vjeçares në Fushë-Mamurras, për të cilën është arrestuar si e dyshuar kryesore vajza e saj, 57-vjeçarja Violeta Shpani.

Familjarët e viktimës kanë reaguar, duke deklaruar se 57-vjeçarja vuante prej vitesh nga probleme të shëndetit mendor dhe duke shprehur dyshime se ajo mund të mos ketë vepruar e vetme.

Sipas tyre, hetimet duhet të shtrihen edhe te persona të tjerë që mund të kenë pasur lidhje me ngjarjen.

Të afërmit pretendojnë se pranë banesës së të moshuarës jetonin djali i saj dhe bashkëshortja e tij, ndërsa kanë përmendur edhe konflikte të mëparshme familjare.

Ata kërkojnë që organet hetimore të verifikojnë të gjitha pistat dhe rrethanat që lidhen me ngjarjen.

Ndërkohë, Policia ka arrestuar Violeta Shpanin si të dyshuarën kryesore për vrasjen e nënës së saj, ndërsa është proceduar penalisht edhe mjekja që fillimisht e kishte raportuar vdekjen e 85-vjeçares si natyrale./Versus.al

Poll