
Autori i vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së kolegut të tij Edison Adri, është lënë në burg.
Sipas vendimit, ndaj Violand Braçellari u dha masa e sigurisë “arrest me burg”.
Seanca gjyqësore u mbajt nga Spitali i Traumës, nga aty ku iu komunikua edhe vendimi.
Enea Mekolli, vetëm 34-vjeç, babai i një vogëlushi të vogël, ra dëshmor i atdheut në orët e para të mëngjesit të 4 qershorit, gjatë një operacioni policor për arrestimin e të shumëkërkuarit Violand Braçellari.
Në përpjekje për të vënë në pranga një të arratisur nga drejtësia, plumbat i morën jetën policit 34-vjeçar, duke i prerë në mes ëndrrat dhe jetën që kishte përpara.Versus.al

