
Niko Qarkaj, një nga 21 protestuesit e arrestuar pas ngjarjeve të 2 korrikut në Tiranë, ka shfaqur probleme shëndetësore, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e ekipit të urgjencës mjekësore.
Sipas informacioneve, ambulanca ka mbërritur për t'i dhënë ndihmën e parë Qarkajt, ndërsa mësohet se ai vuan nga epilepsia.
Më herët, avokati i tij, si edhe protestues e aktivistë që mbështesin të arrestuarit, kanë pretenduar se Qarkaj është dhunuar gjatë arrestimit dhe më pas edhe gjatë qëndrimit në qeli.
Ndwrsa Ministri, Besfort Lamallari, është shprehur më herët se nga informacionet që ka marrë nga policia, pretendimet e Serjanit janë krejtësisht të pavërteta dhe të pabaza.
Ndërsa shtoi se në rast se edhe AMP do të dalë në të njëjtat konkluzione lidhur me ngjarjen, atëherë do të referohen materialet për avokatin Serjani me arsyetimin se thëniet e tij kanë nxitur urrejtje./Versus.al


