Zjarret vijojnë të përfshijnë disa zona të vendit, ndërsa dy vatra aktive janë regjistruar këtë të diel në Kavajë dhe Lezhë.
Në Synej të Kavajës është riaktivizuar vatra e zjarrit që ishte shuar mbrëmjen e djeshme.
Në terren ndodhen dy grupe të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi të Bashkisë Kavajë, me tetë efektivë, dy automjete zjarrfikëse dhe forca të Policisë, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, një zjarr i fuqishëm ka përfshirë edhe zonën e Tale 2 në Lezhë, ku flakët janë përhapur me shpejtësi në sipërfaqe me bimësi dhe shkurre të thata, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era./Versus.al
View this post on Instagram

