AKTUALITET /

Zaptimi i pronave për ndërtimin e resortit të Bashkim Ulajt, banorët e Rrjollit protestojnë para SPAK

Ata kanë dorëzuar një kallëzim penal duke u shprehur se kanë besim tek SPAK për të zgjidhur problemin e tyre.

Shkruar nga Versus

Zaptimi i pronave për ndërtimin e resortit të Bashkim Ulajt,

Dhjetëra banorë të fshatit Rrjoll të Velipojës kanë zhvilluar sot një protestë para godinës së Prokurorisë së Posaçme për ndërtimin e resortit luksoz në toka për të cilat thonë se janë pronë e tyre.

Prej ditësh banorët janë përplasur me policinë në vendin ku po zhvillohen punime nga firma “Gener 2” e biznesmenit Bashkim Ulaj i cili ka në plan ndërtimin e një resorti luksoz në një sipërfaqe prej 146 hektarësh.



Ulaj së bashku me dy vëllezërit e tij u shpallën investitor strategjikë në dhjetor të vitit 2024. Versus.al

Poll