AKTUALITET /

Zbardhet pl*gosja me armë në Kurbin, identifikohet autori, nën hetim edhe mjeku i spitalit

Shkruar nga Versus

Zbardhet pl*gosja me armë në Kurbin, identifikohet autori, nën

Lezhë- Policia ka zbardhur një plagosje me armë zjarri të ndodhur paraditen e djeshme në Kurbin. Rreth orës 10:20 në spitalin e Laçit mbërriti një person i plagosur me plumb në këmbë, por mjeku roje në vend që të njoftonte policinë, e dergoi për mjekim në spitalin e Tiranës.

Hetimet kanë zbuluar se i plagosuri A.T kishte patur një konflikt banal me F.C alias F.S, 40 vjeç, i cili dyshohet se është personi që e ka plagosur me armë zjarri. Policia po punon për kapjen e tij.

Gjithshtu u proceduan penalisht, 26 vjeçari R.M i cili shoqëroi të plagosurin në spital, por nuk kallëzoi për krimin dhe mjeku roje për shpërdorim detyre.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll