
Pas disa muajsh hetime është zbuluar skema e përdorur për futjen e drogës në burgun e Elbasanit. Në pranga kanë rënë 2 persona ndërsa masa e arrestit me burg u ekzekutua edhe për një të burgosur.
Mes të arrestuarve është punonjësi i policisë së burgjeve në Elbasan me inicialet N.K dhe E.K, familjare e të paraburgosurit G.S.
Hetimi, i zhvilluar me metoda speciale, zbuloi një skemë bashkëpunimi për futjen e lëndëve narkotike në institucion me qëllim përfitimin financiar. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Versus.al

