
Fier- Policia ka zbuluar një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit në fshatin Vadhizë. Gjatë operacionit “Led” u arrestua pronari i banesës, Isa Gashi 63 vjeç i cili e kishte përshtatur atë për kultivim të lëndëve narkotike si dhe punonjësi i OSHEE, Ramis Lamaj i cili akuzohet se nuk evidentoi lidhjen e paligjshme të energjisë.
Në “shtëpinë e barit” u konstatua një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike për furnizimin me energji të pajisjeve si llampa, aspirator, filtra ajrimi për të ndihmuar rritjen e kanabisit, etj.
Gjithashtu u gjetën dhe asgjësuan: 41 bimë narkotike Cannabis Sativa, 57 fidanë Cannabisi, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 784 fara kanabisi, 5 panele elektrike, 8 llamba për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra, 3 ventilatorë freskues, 2 aspirator dhe 18 pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura. Versus.al







