Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur akuzat për manipulim të votës në zgjedhje, duke hedhur dyshime të rënda mbi procesin e votimit nga diaspora duke akuzuar Postën Shqiptare për manipulim.
Ai pretendon se zarfe të votimit janë plotësuar nga patronazhistë dhe persona të lidhur me qeverinë, ndërsa e cilësoi rolin e Postës Shqiptare si “dorën e zezë” në këtë proces, duke e konsideruar tërësinë e zgjedhjeve si një operacion të kriminalizuar.
“DHL me urdhër të qeverisë ka shkelur kontratën dhe ka kontraktuar nënkontraktorë të tjerë, që kanë bashkëpunuar ngushtë me PS. DHL u pranua nga ne për shkak të reputacionit të saj, por segmenti shqiptar i DHL funksionoi sipas urdhrave të qeverisë dhe të Edi Ramës. Zarfet, votat nuk u mbushën nga qytetarët e regjistruar, por ato në mijëra prej tyre u plotësuan nga patronazhistë nga Tirana, nga punonjës a ish punonjës ambasadash dhe solli një manipulim të dalë jashtë kontrollit. Ndër të tjera, dora e zezë e Postës Shqiptare është faktor që u shtri në votën e diasporës. Ky është një proces i kriminalizuar në shkallën më të lartë, që kurrë nuk do njihet e nuk do pranohet.” -tha ai. Versus.al







