AKTUALITET /

Zhdukja e Shimës, vetëdorëzim apo dorëzim i monitoruar? 10 orët e mbushura me mister të ish-numrin 2 të AKSHI-t

Burime të ndryshme thonë se së fundmi ai ka nisur investime të mëdha financiare dhe ka kërkuar para me fajde.

Shkruar nga Versus
Zhdukja  e Shimës, vetëdorëzim apo dorëzim i monitoruar? 10
Daniel Shima

Ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima,  pas më shumë se 10 orësh si shpallur i zhdukur nga familjarët u rikthye në banesë mëngjesin e sotëm, 21 gusht.

Alarmi për zhdukjen e tij nisi pas një mesazhi të dyshimtë që partnerja e tij mori nga telefoni i Shimës: “Po më arrestojnë.”

Ky ishte alarmi që çoi fillimisht të dashurën dhe më pas nënën e tij të njoftonin policinë më 20 gusht.

Denoncimi u regjistrua zyrtarisht dhe për disa orë fati i 34-vjeçarit mbeti i panjohur.

Pas rikthimit në shtëpi Shima u paraqit vetë në polici duke deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij pas një zënke me partneren:

“Isha zënë me të dhe thashë të shkoj të qetësohem disa ditë në jug, por kur pashë se familja u shqetësua dhe mori përmasa mediatike, u ktheva.”

Edhe policia, në njoftimin zyrtar, përforcoi këtë version.

"Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02:00,  ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.", shkroi policia në njoftimin e tij.

Por a mundet që një ish-zyrtar i lartë, i ngarkuar dikur me mbrojtjen kibernetike të gjithë shtetit shqiptar, të kthehet papritur në një personazh të një drame sentimentale? 

Pamjet filmike e kanë fiksuar Shimën duke dalë nga Qyteti Studenti dhe më pas duke kaluar në tunelin Tiranë–Elbasan. Pas këtij momenti ai nuk është parë më në kamerat e rrugëve.

Sipas burimeve mediatike Shima teksa është nisur për në Borsh është ndalur dhe në Shijak. 

Kë takoi në Shijak ish-numri 2 i AKSHI-it? 

Hijet e së kaluarës

Shima nuk është një emër i panjohur. Si ish-zëvendësdrejtor i AKSHI-t, ai ka qenë i akuzuar për abuzime me tendera miliarda lekë dhe është përfolur për përfitime të paligjshme. Burime të ndryshme thonë se së fundmi ai ka nisur investime të mëdha financiare dhe ka kërkuar para me fajde.

A ishte zhdukja e tij një incident i vërtetë personal? A ishte mesazhi që ai i dërgoi të dashurës që shpëtoi Shimën? Ku ishte Daniel Shima 10 orët e alarmit për zhdukjen e tij?  Shima pritet të pyetet sërish sot nga uniformat blu që të japë më shumë detaje se ku dhe si i kaloi 10 orët e zhdukjes së tij. /Versus.al

 

Poll