Pas disa javësh që vendi ynë ndodhet nën pushtetin e vatrave të zjarrit në pjesë të ndryshme të territorit, sot kanë mbërritur në bazën ushtarake të Kuçovës dy helikopterë “Black Hawk” të Emiratevetë Bashkuara për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.
“Forca të reja në veprim kundër zjarreve. Dy helikopterët Black Haëk të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë mbërritur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës për t’u angazhuar në operacionet për fikjen e zjarreve në vend. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerallejtant Arben Kingji, priti në bazë ekuipazhet dhe stafin, të cilët do të bashkëpunojnë ngushtë me forcat tona për të përballuar situatën”- thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.
Ndërkohë më herët, kanë ndihmuar për shuarjen e flakëve edhe helikopterë nga Kroacia dhe Greqia. Aktualisht raportohen 14 vatra aktive të zjarrit. Versus.al







