AKTUALITET /

Zjarri shkatërroi pallatin te “Arlis”, 11 persona në urgjencë, dhjetëra apartamente të shkrumbuara

Dje u raportua se flakët mund të kishin nisur për shkak të kartonave të djegur nga "Big Market", mirëpo autoritetet ende nuk kanë dalë me përcaktim të saktë.

Shkruar nga Versus
Zjarri shkatërroi pallatin te “Arlis”, 11 persona në
Foto nga vendngjarja

Tiranë- 11 persona po marrin ndihmë mjekësore në urgjencën e QSUT pas dëmtimeve të shkaktuara nga zjarri që përfshiu pallatin në kompleksin “Arlis” gjatë ditës së djeshme.

Deri më tani raportohet se rreth 30 apartamente janë shkrumbuar nga flakët duke lënë kështu dëme të shumta materiale. Ndërsa bilanci i saktë i dëmeve pritet të përcaktohet gjatë ditës së sotme.

Nga ana tjetër ende nuk është përcaktuar nga autoritetet shkaku i qartë i zjarrit pavarësisht aludimeve në media për ndikimin e një zjarri të ndezur me kartonat e "Big Market". Aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për riaktivizim të zjarrit. Versus.al

Poll