All - Scripts - 1
All - Scripts - 3
BOTA /

Po planifikonin akte terroriste gjatë Olimpiadës, dy arrestime në Francë

Një rus 40 vjeçar dhe një i ri 18 vjeçar janë vënë në pranga nga autoritetet ligjzbatuese franceze, të dyshuar se po planifikonin akte terroriste

Shkruar nga Versus
All - Paragraf - 1

Po planifikonin akte terroriste gjatë Olimpiadës, dy arrestime në

All - Paragraf - 2

Tre ditë para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike, vigjilenca e autoriteteve franceze përballë kërcënimit xhihadist është maksimale. Dy operacione janë kryer gjatë kësaj të marte dhe target i arrestimeve kanë qenë dy persona të dyshuar se po planifikonin akte terroriste në Francë.

Një rus, i lindur në vitin 1984, i dyshuar për "organizimin e ngjarjeve që mund të çojnë në destabilizimin gjatë Lojërave Olimpike" u padit dhe u vendos në paraburgim të martën, tha zyra e prokurorit të Parisit, duke konfirmuar informacionin nga Le Parisien.

Një hetim gjyqësor për "inteligjencë me një fuqi të huaj me synim provokimin e armiqësive në Francë", një krim që shkakton 30 vjet burgim penal, u hap të martën, tha prokuroria.

Autoritetet franceze nuk kanë dhënë detaje se cili ka qenë targeti i rusit 40 vjeccar apo detaje rreth planit të tij terrorist.

Mëngjesin e kësaj të marte, një i ri 18-vjeçar u arrestua nga efektivë të Policisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Brendshme (DGSI). Ai u la në paraburgim për “komplot kriminal terrorist” si pjesë e një hetimi të hapur së fundmi nga prokuroria kombëtare antiterrorizëm.

All - Paragraf - 7

 

Poll

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 3
All - ArticleEnd - 4