All - Scripts - 1
All - Scripts - 3
BOTA /

Truproja e Rishi Sunak u arrestua sepse kishte vënë baste për datën e zgjedhjeve

Shkruar nga Versus
Truproja e Rishi Sunak u arrestua sepse kishte vënë baste për
All - Paragraf - 1

Një oficer policie që punon si pjesë e ekipit të mbrojtjes së ngushtë të kryeministrit britanik, Rishi Sunak është pezulluar dhe më vonë arrestuar sepse kishte vënë baste për kohën e kur do të ndodhnin zgjedhjeve të përgjithshme, shkruan BBC.

All - Paragraf - 2

Policia Metropolitane u kontaktua nga Komisioni i Lojërave të Fatit të premten e kaluar, që informoi se po hetonin bastet e e vendosura nga një polic i trupës së mbrojtjes së familjes mbretërore dhe specialese.

Met i tha BBC-së se çështja iu referua menjëherë oficerëve në Drejtorinë e Standardeve Profesionale, të cilët hapën një hetim dhe oficeri u pezullua nga detyra.

Oficeri më pas u arrestua të hënën nën dyshimin për sjellje të pahijshme në poste publike.

Ai u dërgua në paraburgim dhe më vonë u lirua me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Çështja i është referuar edhe Zyrës së Pavarur për Sjellje të Policisë.

All - Paragraf - 7

Met tha se Komisioni i Lojërave të Fatit vazhdon të udhëheqë hetimin për shkeljet e supozuara të basteve dhe "hetimi ynë po zhvillohet paralelisht me këtë".

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet:

 

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 3
All - ArticleEnd - 4