BOTA /

Donald Trump largon nga detyra shefen e Sigurisë Kombëtare

Ajo ishte kritikuar ashpër për politikën e saj të imigracionit dhe reagimin ndaj fatkeqësive, ndërsa presidenti amerikan propozon Markwayne Mullin për pozicionin e saj.

Shkruar nga Versus

Donald Trump largon nga detyra shefen e Sigurisë Kombëtare

Presidenti Donald Trump përmes rrjete sociale njoftoi se ka shkarkuar nga detyra  Sekretaren e Sigurisë Kombëtare Christie Noem dhe në vend të saj është propozon  senatorin republikan të Oklahomës Markëayne Mullin

Trump tha se do ta emëronte Noem si “E dërguar të posaçme për sigurimin e Amerikës”, një iniciativë e re sigurie e fokusuar në hemisferën perëndimore.

Noem është sekretarja e parë që lë mandatin e dytë të Trump. Largimi i saj vjen pas një periudhe të trazuar me politikat e saj të zbatimit të ligjit për imigracionin, të cilat kanë shkaktuar protesta dhe padi.

Noem është përballur me kritika të ashpra, kryesisht për mënyrën se si e trajtoi goditjen kundër imigracionit dhe reagimin e departamentit të saj ndaj vrasjeve të dy protestuesve në Minneapolis nga oficerët e zbatimit të ligjit.

Ish-guvernatorja e Dakotës së Jugut është kritikuar gjithashtu për mënyrën se si departamenti i saj përdori miliarda që i ishin vënë në dispozicion nga Kongresi.

Zhgënjimet për zbatimin e politikave të ashpra të imigracionit të Trump, veçanërisht pas tragjedisë në Minneapolis, si dhe trajtimi i fatkeqësive natyrore nga ana e saj, i hapën rrugën rënies së saj.

Në seancat dëgjimore në kongres këtë javë, ajo u kritikua ashpër nga demokratët dhe disa republikanë për mënyrën se si e trajtoi situatën.

Përveç çështjeve të imigracionit, Noem është kritikuar edhe nga republikanët për ritmin me të cilin u miratua financimi i emergjencës përmes Agjencisë Federale të Menaxhimit të Fatkeqësive (FEMA), si dhe për reagimin e përgjithshëm të administratës Trump ndaj fatkeqësive natyrore.

Mullin do të duhet të konfirmohet nga Senati, por sipas ligjit federal që rregullon vendet e lira të punës në degën ekzekutive, ai mund të shërbejë si sekretar i përkohshëm i Sigurisë Kombëtare derisa të përfundojë procesi i konfirmimit të tij./Versus.al

Poll