AKTUALITET /

Si mashtroi Indrit Kolleshi mafiozin turk Binali Camgoz për azil politik?

Sipas dëshmisë së Dukajt në prokurori malazeze, Kolleshi (që e njihte si mik nga Kosova) i kishte kërkuar ndihmë për të ndërhyrë te Dukaj që të sigurohej azil politik për Camgoz-in – gjatë kohës kur Dukaj ishte ministër në qeverinë e Dritan Abazoviçit.

Shkruar nga Versus
Si mashtroi Indrit Kolleshi mafiozin turk Binali Camgoz për azil politik?
Indrit Kolleshi/ Mafiozi turk Binali Camgoz

Emri i Indrit Kolleshit (alias Indrit Aliu) doli në dritë pas kërcënimit të rëndë ndaj ministrit shqiptar në Malin e Zi, Marash Dukaj, nga mafiozi turk Binali Camgoz (i njohur edhe si Mehmet Ali Bayhan, i lidhur me klanin mafioz Kavaç).

Sipas dëshmisë së Dukajt në prokurori malazeze, Kolleshi (që e njihte si mik nga Kosova) i kishte kërkuar ndihmë për të ndërhyrë te Dukaj që të sigurohej azil politik për Camgoz-in – gjatë kohës kur Dukaj ishte ministër në qeverinë e Dritan Abazoviçit.

Dukaj mohoi se premtoi ndonjë gjë konkrete, por pranoi se Kolleshi ishte ndërlidhësi. Ky rast zbulon se aktiviteti mashtrues i Aliut/Kolleshit shtrihej edhe jashtë Shqipërisë, ku krijonte kontakte me figura politike për të ndërtuar besueshmëri. Kërcënimi erdhi pasi Camgoz mendonte se "premtimi" nuk u mbajt.

Kolleshi u arrestua më 11 Gusht të vitit 2023, pas denoncimit të një biznesmeni, i cili kuptoi se ishte mashtruar.

Ai u prezantohej biznesmenëve si zyrtar i lartë duke u premtuar tenderë të ndryshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, kryesisht në aktivitetin e minierave të ndërtimit. Në këmbim të tenderave, biznesmenëve u merrte para. Madje për ta bërë veten edhe më të besueshëm, kishte hapur edhe një zyrë./Versus.al

Poll