
Shtatë ushtarë iranianë kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror amerikan në qytetin jugor të Baburit, sipas autoriteteve iraniane.
Sipas një deklarate të ushtrisë iraniane të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve “Fars”, forcat amerikane kanë goditur një kazermë ushtarake duke përdorur 13 raketa. Sulmi është pjesë e një vale bombardimesh ajrore që ka rritur ndjeshëm tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Autoritetet iraniane kanë bërë të ditur se numri i viktimave nga sulmet e fundit ka kaluar mbi 30 persona, ndërsa Ministria e Shëndetësisë në Iran raportoi për më shumë se 260 të plagosur.
Pas sulmeve, ushtria iraniane ka paralajmëruar një “përgjigje vendimtare” ndaj Shteteve të Bashkuara. Teherani pretendon se ka goditur objekte ushtarake amerikane në rajonin e Gjirit, përfshirë baza në Bahrein, Jordani dhe Kuvajt.
Nga ana tjetër, ushtria amerikane deklaroi se ka goditur dhjetëra objektiva ushtarake gjatë operacionit të fundit ndaj Iranit. Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se operacionet do të vijojnë “derisa të them mjaft është mjaft”.
Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar gjithashtu Iranin për sulme ndaj civilëve gjatë ditëve të fundit. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se kishte përfunduar një operacion ajror shtatë-orësh, me objektiv dhjetëra pika ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit dhe zonave bregdetare të Iranit.
Në burgun e Fushë-Krujës pritet të lirohen 9 persona, rreth 60 të dënuar nga institucioni i Drenovës në Korçë dhe 12 gra nga burgu i grave në Pojskë.
Sipas përcaktimeve ligjore, përfitojnë burrat e dënuar me burgim deri në tre vjet dhe gratë e dënuara deri në katër vjet. Në listën e përfituesve përfshihen gjithashtu burrat mbi 60 vjeç, gratë mbi 50 vjeç dhe personat që kanë qenë të mitur në momentin e kryerjes së veprës penale, me përjashtim të rasteve për krime të rënda.

