BOTA /

Tragjedi në Bruksel/ Zjarri shpërthen në një kantier ndërtimi, raportohet për disa të vdekur

Zjarri ra në  sheshin qendror “Place de Brouckere” ku po punohej për rinovimin e tij.

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Bruksel/ Zjarri shpërthen në një kantier

Një zjarr i madh përfshiu këtë të martë një kantier ndërtimi në Bruksel ku për pasojë humbën jetën disa persona, ndërsa raportohet dhe për të zhdukur.

Zjarri ra në  sheshin qendror “Place de Brouckere” ku po punohej për rinovimin e tij.

Autoritetet lokale thonë se kërkimet vazhdojnë për gjetjen e 6 personave, ndërsa një numër i paidentifikuar trupash u gjetën në njërin prej dy ashensorëve.

Policia njofton se nuk është e qartë nëse trupat e gjetur u përkasin të gjashtë punëtorëve të raportuar si të zhdukur.

Brigada e zjarrfikësve bëri të ditur se në çastin e shpërthimit të zjarrit në kantier ndodheshin më shumë se 200 punëtorë. Tre njerëz janë dërguar në spital pas zjarrit, thotë policia./Versus.al

 

Poll