
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke deklaruar se çdo sulm ndaj vendit të tij do të pasohet nga një kundërpërgjigje më e fuqishme se më parë.
Gjatë një konference të zhvilluar në qytetin e Dimonës, në jug të Izraelit, Netanyahu tha se vendi është i përgatitur për çdo skenar dhe se periudha kur Izraeli nuk reagonte ndaj sulmeve ka përfunduar.
“Ditët kur dikush na lëndon dhe ne nuk kundërpërgjigjemi dyfish kanë mbaruar”, deklaroi kryeministri izraelit.
Duke iu drejtuar udhëheqjes iraniane, Netanyahu kërkoi që Teherani të mos llogarisë në një reagim të kufizuar në rast të një sulmi të ri.
“Mos u mbështesni në qetësi nëse na sulmoni. Mos prisni një përsëritje, sepse nuk do të jetë një përsëritje. Kjo do të jetë një ngjarje ndryshe, shumë më e fuqishme”, u shpreh ai.
Netanyahu theksoi se Izraeli do të vazhdojë të veprojë kundër çdo force që e kërcënon, duke përfshirë Iranin dhe grupet aleate të tij në rajon./Versus.al

