
Vatra e zjarrit në Novoselë është riaktivizuar sërish ditën e sotme, duke rikthyer situatën problematike në zonë. Tymi i dendur ka mbuluar territorin, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Zjarri u shfaq fillimisht gjatë ditës së djeshme në një sipërfaqe me shkurre, ullinj dhe bimësi të thatë. Pranë zonës së përfshirë nga flakët ndodhen edhe banesa, të cilat vijojnë të jenë nën rrezikun e përhapjes së zjarrit.
Në vendngjarje ndodhen ekipet e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe vënien e saj nën kontroll.
Situata vijon të monitorohet, ndërsa ndërhyrja mbetet e vështirësuar për shkak të terrenit dhe përhapjes së tymit në zonën e prekur./Versus.al

