
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së martës në qarkun e Vlorës, ku një këmbësore 80-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një automjet.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në aksin rrugor Vranisht–Vlorë, në qendër të fshatit Vranisht. Automjeti që drejtohej nga shtetasi A. Ll., rreth 59 vjeç, banues në Vranisht, ka aksidentuar këmbësoren Th. Sh., rreth 80 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka ndërruar jetë në vendngjarje./versus.al

