AKTUALITET /

Vjen i nxehti afrikan, sot temperaturat ngjiten deri në 38 gradë

Ndërkohë reshje të dobëta shiu në formë pikash pritet që të ketë në veri e verilindje.

Shkruar nga Versus

Vjen i nxehti afrikan, sot temperaturat ngjiten deri në 38 gradë

Sot, (e mërkurë),vendi ynë do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta ku temperaturat pritet të ngjiten deri në 38 gradë celsius.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve malore në veri e lindje priten vranësira të pakta hera – herës deri mesatare por kalimtare.
Ndërkohë reshje të dobëta shiu në formë pikash pritet që të ketë në veri e verilindje.
Në relievet e larta malore në zonën e Alpeve dhe verilindje në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave të izoluara, ndërsa pjesa tjetër e vendit pa reshje.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë./Versus.al

Poll