
Një tërmet me magnitudë 7.6 është regjistruar rreth 80 km larg brigjeve të Japonisë.
Lajmi raportohet nga agjencia sizmike amerikane USGS, ndërsa sistemi amerikan i monitorimit ka lëshuar një alarm cunami për prefekturën e Aomorit.
“Kush ndodhet pranë zonave bregdetare, lumenjve apo liqeneve,” – është paralajmërimi për popullsinë – “duhet të evakuohet menjëherë drejt zonave më të larta.”/Versus.al

