
Mal i Zi- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Budva mëngjesin e sotëm ku një person ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij dhe djalin e këtij të fundit.
Policia arrestoi Svetislav Vesko Stanisiç i cili pasi kreu krimin e dyfishtë brenda një bari në plazhin “slovenska” u ul në lokal dhe piu kafe ndërkohë që priste mbërritjen e policisë.
Dy vëllezërit prej vitesh merreshin me transportimin e turistëve me anije. Dyshohet se ngjarja ishte paralajmëruar që ditën e djeshme pas një sherri që vëllezërit kishin patur. Mëngjesin e sotëm autori mbërriti në vendngjarje dhe hapi zjarr ndaj vëllait dhe 2 nipave të tij, njëri prej të cilëve arriti të arratisej. Versus.al







