
Shefi i inteligjencës së Hezbollahut u vra në një sulm ajror izraelit në Bejrut gjatë natës. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit konfirmuan se sulmi gjatë natës në kryeqytetin e Libanit, vrau Hussein Makled i cili shërbeu si kreu i selisë së inteligjencës së Hezbollahut.
Vrasja ndodhi 10 minuta pasi Hezbollahu njoftoi futjen në luftë përkrah Iranit.
Forcat izraelite kanë bërë me dije se shënjestra e radhës pas vrasjes së liderit suprem të Iranit, është kreu i ri i Hezbollahut, Naim Qassem. Versus.al


