
Serbi- Në Novi Sad u mblodhën mijëra qytetarë në përkujtim të viktimave të shembjes së çatisë së stacionit hekurudhor që shkaktoi 16 viktima më 1 nëntor të vitit të kaluar.
Të pranishmit vendosën lule dhe qirinj përgjatë gardhit të përkohshëm pranë hyrjes së stacionit hekurudhor. Përkujtimet nisën në orën 11:52, kur edhe ndodhi tragjedia. Qytetarët mbajtën 16 minuta heshtje në nderim të 16 viktimave.
Serbia ????????: students are flooding into the city of Novi Sad where thousands are gathering to commemorate the train station disaster, exactly one year ago tomorrow. pic.twitter.com/gDkz47p737
— Thomas van Linge (@ThomasVLinge) October 31, 2025
Ndërsa mbrëmë pati një tjetër protestë të madhe kundër presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Që prej nëntorit të vitit të kaluar, protestat në Serbi nuk kanë patur të ndalur nën udhëheqjen e studentëve. Ndërsa Vuçiç po përpiqet të rezistojë me të gjitha mjetet duke i konsideruar protestat masive si përpjekje të fuqive të huaja për ta rrëzuar nga pushteti. Versus.al
