Kosovë- Gjatë një aksioni të gjerë inspektimi në Rajonin e Pejës, janë sekuestruar mbi 25 kg punime ari dhe janë ndaluar më shumë se 20 kg flori, pasi nuk kishin dokumentacionin e nevojshëm dhe nuk ishin të shenjëzuar nga Agjencia e Metrologjisë.
Ky aksion u realizua nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Prokurorinë e Pejës, Policinë e Kosovës dhe Doganën e Kosovës. Qëllimi ishte verifikimi i ligjshmërisë së tregtimit të metaleve të çmuara dhe siguria që ato ishin të shenjëzuara siç kërkohet nga ligji.
IQMT ka theksuar se tregtimi i metaleve pa dokumentacion dhe pa shenjëzim është shkelje e ligjit dhe do të ndërmerren masa të forta ndaj çdo operatori ekonomik që shkel rregullat. Versus.al

