BOTA /

Alarmohen banorët e Dubait, ministria i paralajmëron për sulme të mundshme me raketa

Shkruar nga Versus

Alarmohen banorët e Dubait, ministria i paralajmëron për sulme

Pavarësisht faktit se duket se situata në Lindjen e Mesme është më e qetë se disa javë më parë, mijëra qytetarë të Dubait janë alarmuar mëngjesin e sotëm pas një mesazhi të marrë në gjuhën arabe në telefonat e tyre ku ministria e Brendshme e Emirateve të Bashkuara Arabe u bënte thirrje që të kishin kujdes pasi mund të kishte sulme me raketa.

Mesazhi, i dërguar në anglisht dhe arabisht, paralajmëronte se “për shkak të situatës aktuale, ekziston mundësia e kërcënimeve me raketa” dhe u bënte thirrje qytetarëve të kërkonin menjëherë strehim në ndërtesën më të afërt të sigurt.

Në njoftim rekomandohej gjithashtu që banorët të qëndronin larg dritareve, dyerve dhe hapësirave të hapura, si dhe të prisnin udhëzime të mëtejshme nga autoritetet kompetente. Ende nuk raportohet për sulme në Dubai, por duke qenë se njoftimi është lëshuar nga ministria, atëherë rreziku potencial mbetet i lartë. Versus.al

Poll