BOTA /

Alarmohet Greqia, anija misterioze pa pilot pikaset në brigjet e Lefkadës

Mes skenarëve që po hetohen nga autoritetet greke është edhe mundësia që kjo ngjarje të lidhet me luftën mes Ukrainës dhe Rusisë.

Shkruar nga Versus

Alarmohet Greqia, anija misterioze pa pilot pikaset në brigjet e

Greqia është alarmuar pas zbulimit të anijes misterioze pa pilot në zonën e Lefkadës. Anija u pikas nga peshkatarët.

Që prej ditës së djeshme Forcat e Armatosura ndërmorën zyrtarisht hetimin e origjinës dhe karakteristikave teknike të anijes sipërfaqësore pa pilot (USV), e cila u zbulua në një shpellë detare pranë Kepit Dukato, në majën jugperëndimore të Lefkadës dhe thuhet se është me origjinë ukrainase. Anija dyshohet se ka edhe lëndë shpërthyese brenda saj. 

Shpella dhe skenarët
Fakti që droni detar ndodhej brenda një shpelle rrit shkallën e shqetësimit në mesin e Forcave të Armatosura, pasi përforcon skenarin e fshehjes për përdorim në të ardhmen.

Në këtë kuptim, skenarët më të përhapur, sipas njerëzve me njohuri të thella të fushës, janë se anija është drejtuar në pikën specifike me qëllim fshehjen e saj. Në një perspektivë të tillë, nuk përjashtohet që ajo të jetë lënë në atë pikë edhe nga një anije tjetër sipërfaqësore, e cila e ka zbarkuar atë në zonë.

Skenari i dytë lidhet me humbjen e orientimit të anijes ndoshta për shkak të lidhjes së saj staelitore. Versus.al

Tags:

greqi

Poll