BOTA /

Argjentinë: Skena dhu*e në stadium, zh*ishen dhe s*lmohen tifozët kilian

Pamje shumë të rënda të huliganëve të skuadrës argjentinase që sulmojnë tribunat mysafirë dhe torturojnë këdo që gjejnë para tyre.

Shkruar nga Versus

Argjentinë: Skena dhu*e në stadium, zh*ishen dhe s*lmohen tifozët

Ndeshja e kthimit mes Independiente dhe Universidad de Chile, për fazën e 16-shes së Copa Sudamericana, u ndërpre papritur për shkak të incidenteve shumë të dhunshme në tribunat e stadiumit në Argjentinë. Sipas raportimeve nga media argjentinase, tifozët e Universidad de Chile filluan të hedhin objekte drejt tribunës së vendasve, duke shkaktuar dëme në infrastruktura dhe duke thyer karrige.

Mes objekteve që përdorën për sulmet ishin gurë, copa druri. Këto ngjarje detyruan gjyqtarin të ndërpresë ndeshjen për të siguruar mbrojtjen e lojtarëve dhe spektatorëve. Pas disa minutash pasiviteti nga policia, u vendos që tifozët vizitorë të largoheshin nga tribunat, por me rreth 30 prej tyre ende të pranishëm, tifozët vendas arritën të depërtojnë në sektorin e tyre për të marrë “hakmarrje”.

Në disa video duket se tifozët e Independiente detyronin tifozët kilianë të hiqnin rrobat e tyre (ose u i hiqnin me forcë) dhe më pas i godisnin me çdo mjet që kishin në dorë. Shumë prej tyre, pasi mbetën vetëm me të brendshmet, vrapuan drejt daljeve për të shpëtuar.

Pamje të rënda:

Autoritetet kanë njoftuar se përplasjet kanë lënë të panjohur numrin e të plagosurve, shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë. Madje, një nga tifozët e Universidad de Chile ka rënë nga tribunat e dyta të stadiumit, pasi është shtyrë nga tifozët e Independiente. Sipas informacionit të dhënë, raportohet për tre të vdekur dhe një person tjetër që ndodhet në gjendje kritike në spital./Versus.al

Poll