BOTA /

Astronautët e 'Artemis II' kapin momentin historik, Toka rishfaqet pas Hënës

Shkruar nga Versus

Astronautët e 'Artemis II' kapin momentin historik, Toka

Ekipi i misionit Artemis II ka regjistruar së fundmi një moment historik gjatë rrotullimit rreth Hënës duke kapur një fotografi spektakolare të “Earthrise”, momentit kur Toka del mbi horizontin e Hënës. Fotoja është shkrepur teksa astronautët gjendeshin në anën e largët të hënës, pjesë që nuk shihet kurrë nga planeti ynë.

Ky imazh ka një kuptim të veçantë simbolik, pasi rikthen në mendje fotografinë e famshme “Earthrise”, e cila u kap për herë të parë nga astronauti Ëilliam Anders gjatë misionit Apollo 8.

Astronautët e 'Artemis II' kapin momentin historik, Toka

Atëherë u përdor një aparat fotografik analog me teleobjektiv prej rreth 250 mm, dhe fotografia u bë përmes dritares së modulit komandues, në momentin kur Toka “shkëlqeu” mbi peizazhin gri të Hënës. Më shumë se pesëdhjetë vjet më vonë, ekuipazhi i Artemis II ripërsëriti këtë pamje, por me teknologji moderne. Versus.al

Poll