BOTA /

Avioni u përplas në pistë dhe shpërtheu në flakë, linja ajrore jep 30 mijë dollarë për të gjithë pasagjerët

Linja ajrore “Delta Air Lines”, avioni i të cilit u përplas dhe shpërtheu në flakë në pistën e aeroportit të Torontos në Kanada pak ditë më parë, po u ofron pasagjerëve që ndodheshin në atë fluturim, 30 mijë dollarë secilit.

Shkruar nga Versus

Avioni u përplas në pistë dhe shpërtheu në flakë,

Linja ajrore “Delta Air Lines”, avioni i të cilit u përplas dhe shpërtheu në flakë në pistën e aeroportit të Torontos në Kanada pak ditë më parë, po u ofron pasagjerëve që ndodheshin në atë fluturim, 30 mijë dollarë secilit.

Avioni u rrëzua në aeroportin Pearson të Torontos të hënën pasdite, ndërsa videot e përplasjes u kapën nga dëshmitarët dhe më pas pasagjerët brenda aeroplanit.21 nga 80 pasagjerët dhe ekuipazhi i avionit u transportuan fillimisht në spital pas incidentit. Të gjithë u liruan të enjten, sipas një deklarate nga Delta.

Një zëdhënës i Delta tha për CBS News se gjesti prej 30,000 dollarësh nuk prek të drejtat e pasagjerëve.

Përplasja erdhi pas një stuhie të madhe në Toronto dhe në aeroport po uleshin njëri as tjetrit një numër i lartë fluturimesh të anuluara dhe të vonuara.

Tags:

toronto avion

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: