BOTA /

BE ndërpret fondet për Serbinë, Marta Kos: S'ka më para derisa të rregulloni problemet me gjyqësorin

Problemet lidhen me pavarësinë e pushtetit gjyqësor në Serbi.

Shkruar nga Versus

BE ndërpret fondet për Serbinë, Marta Kos: S'ka më para

Bashkimi Europian ka ndërmarrë së fundmi një vendim të ashpër ndaj Serbisë duke i pezulluar të gjitha pagesat e mbështetjes financiare për Beogradin në kuadër të Planit të Zhvillimit. Ky lajm u bë me dije nga komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos e cila tha se kjo masë është ndërmarrë si pasojë e problemeve serioze në sistemin gjyqësor serb.

Kos nënvizoi se fondet do të mbeten të ngrira deri në momentin kur autoritetet në Beograd të adresojnë dhe korrigjojnë mangësitë që lidhen me funksionimin dhe pavarësinë e drejtësisë.

“Në këtë pikë kemi pezulluar të gjitha pagesat për Serbinë sipas planit të zhvillimit, pasi po shohim sërish pengesa në sistemin gjyqësor. Derisa kjo situatë të ndryshojë, vendi nuk do të mund të përfitojë nga mbështetja financiare e BE-së,” deklaroi Kos.

Gjithashtu raportohet se Brukseli po shqyrton edhe një hap tjetër drastik, bllokimin e rreth 1.5 miliardë eurove ndihmë për Serbinë. Versus.al

Poll