Në dokumentet e fundit të publikuara nga autoritetet amerikane në lidhje me çështjen e Jeffrey Epstein-it, është zbuluar një email tjetër që përmend një vajzë shqiptare. Sipas korespondencës, një person i panjohur (emri i të cilit është redaktuar) i propozon Epstein-it disa kandidatë për punësim, duke theksuar veçanërisht një vajzë shqiptare që jetonte në Nju Jork në atë kohë.
Në email thuhet se ajo është e gatshme të kryejë çdo lloj pune që dëshiron ai, por ka probleme me statusin e dokumenteve të saj (si vizat ose lejet e qëndrimit).
Ndërsa kandidatët e tjerë nuk ndodheshin në Nju Jork, kjo vajzë dallohej për gatishmërinë e saj.
Autori i email-it shton se ka një video të saj dhe pyet nëse duhet të vazhdohet me intervistë ose takim.
Përzgjedhja e personave për këto "vende pune" nuk bëhej drejtpërdrejt nga Epstein, por nga ndërmjetës të ndryshëm.
Ky rast shtohet në kontekstin e dosjes së Epstein-it, ku më herët janë përmendur edhe emra të njohur për publikun shqiptar, si ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe biznesmeni Behgjet Pacolli, si dhe raste të tjera të grave shqiptare që kishin kontakte për punësim me rrethin e tij.
Dokumentet nuk sqarojnë nëse vajza u punësua apo jo, por ilustrojnë mënyrën se si aplikimet për punë shndërroheshin shpejt në procese seleksionimi me nuanca të dyshimta, tipike për rrjetin e Epstein-it./Versus.al


