BOTA /

Bie google, përdoruesit në Ballkan raportojnë probleme të shumta

Kryesisht në vendet e rajonit të Ballkanit janë raportuar më së shumti probleme.

Shkruar nga Versus

Bie google, përdoruesit në Ballkan raportojnë probleme të

Mëngjesin e ditës së sotme, një numër i konsiderueshëm përdoruesish në Evropën Juglindore ka raportuar për probleme me shërbimet e Google, që nuk po funksionojnë siç janë mësuar. Ndërprerja ka ndikuar në disa prej platformave kryesore të kompanisë, duke përfshirë YouTube, Google Search, Google Maps, Gmail, Google Drive dhe më shumë, duke shkaktuar vështirësi për miliona përdorues.

Raportime për këtë situatë kanë ardhur kryesisht nga përdorues në vende të Ballkanit. Deri tani, Google nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare lidhur me shkakun e këtij problemi. Ende nuk dihet nëse është një çështje teknike e brendshme apo një sulm kibernetik.

Ky problem ka shkaktuar një ndikim të madh në aktivitetet e përditshme të qytetarëve dhe bizneseve që varen nga shërbimet e Google për komunikim, punë dhe orientim gjatë lëvizjes. Si pasojë e këtij keqfunksionimi edhe faqja e Versus.al pati probleme në përdorim. Versus.al

Poll